"GJKKO miratoi masat me 13 ditë vonesë", njoftimi i SPAK zbulon dështimin e 8 urdhër arresteve për incineratorët

Njoftimi i SPAK per 8 urdherat e arrestit te leshuar per ceshtjen e incineratoreve, ka nxjerre diten e sotme ne pah, vonesen me te cilen GJKKO ka vepruar me aprovimin e ketyre kerkesave te Prokurorise.
Ne njoftimin e SPAK, bie ne sy fakti se masat jane kerkuar ne gjykate ne daten 29 qershor 2024, nderkohe qe vendimi eshte dhene ngna gjykata vetem ne daten 12 korrik, pra 13 dite me vone.
"Pas kryerjes së hetimeve dhe analizimit të provave, në datën 29.06.2024, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj 8 shtetasve (shqiptarë dhe të huaj), të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërma “a” dhe “b”, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 69, datë 12.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tetë shtetasve me inicialet D.Y., G. C., D. T., M. L., M. D., I. D., E. H. dhe R. N", thuhet ne komunikaten e SPAK.
Sipas saj, në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndrojnë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”.
Menjehere pas vendimit te gjykates, në datën 12.07.2024, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr. 69, datë 12.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Prokuroria, nënvizon se, Policia e Shtetit më datë 15.07.2024, ka vënë në dijeni Prokurorinë e Posaçme, për pamundësinë e ekzekutimit të masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të mësipërm.
Shkak eshte bere fakti se te pandehurit nuk jane gjetur, madje nje pjese e tyre kishin arritur te largoheshin jashte Shqiperise.
Kjo ka rezultuar nga kerkimet 3 ditore te kryera nga policia e shtetit e cila eshte perpjekur ti lokalizoje te kerkuarit dhe ti ndaloje, por pasi nuk i ka gjetur, i ka derguar SPAK-ut informacionin se masat e sigurimit nuk mund te ekzekutoheshin.
Per rrjedhoje, vendimi i vonuar i GJKKO ka mbetur tashme ne leter dhe eshte zbatuar vetem duke shpallur ne kerkim te pandehurit pa arritur ne arrestimin e asnjerit prej tyre.


