SPAK njoftoi hetimin e 21 Janarit, xhaxhi i Aleks Nikës: Provat janë aty, ne nuk dorëzohemi për drejtësi

Aktualitet

SPAK njoftoi hetimin e 21 Janarit, xhaxhi i Aleks Nikës: Provat janë
Mark Nika, vëllai i protestuesit të vrarë Aleks Nika, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme se ka nisur zyrtarisht hetimet për ngjarjen e 21 Janarit 2011. Në protestën e opozitës u vranë katër protestues, mes tyre dhe Aleks Nika.

Xhaxhai i viktimës, një ndër njerëzit që nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi përgjatë më shumë se një dekade, ka thënë për News 24 se familja Nika nuk do të dorëzohet deri në fund.

Sipas Mark Nikës, provat janë konkrete dhe Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë e pandikuar nga politika, për të zbardhur një nga ngjarjet më të rënda që ndodhi në mes të Tiranës, përpara Kryeministrisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

“Besojmë se tashmë SPAK duhet të bëjë drejtësi për 21 Janarin. SPAK duhet të hetojë nga fillimi deri në fund 21 Janarin me objektivitet dhe i pandikuar nga politika. SPAK nisi hetimin pas urdhrit nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Evropiane. Kërkojmë drejtësi dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund.

SPAK duhet ta hetojë sa më shpejt 21 Janarin, provat janë aty.Duam drejtësi, të hetohet e gjithë kupola e shtetit, 21 janarin është krim shtetëror.

Kemi paditur ish-kryeministrin Berisha në atë kohë, ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kreun e Gradës Ndrea Prendin. Nëse nuk bëhet drejtësi për 21 janarin, sistemi i drejtësisë është i rënë. Thirrje politikës mos të ndikojë te drejtësia. Kemi besim te SPAK”, është shprehur Mark Nika.

ME TE LEXUARAT