U përplas nga furgoni duke ecur me motor, humb jetën Ildi Pajtoni, si ndodhi aksidenti i djalit të biznesmenit

Aktualitet

U përplas nga furgoni duke ecur me motor, humb jetën Ildi Pajtoni, si

Amarildo Pajtoni, djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni, ka ndërruar jetë dy javë pasi u përfshi në një aksident tragjik me motor.

27-vjeçari, njëkohësisht nipi i sipërmarrësit Armando Pajtoni, ishte shtruar tek spitali i Traumes ku ndodhej në gjendje kome.

I njohur edhe si Ildi, nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetë tragjikisht si pasoje e demtimeve qe pesoi ne aksident.

U përplas nga furgoni duke ecur me motor, humb jetën Ildi Pajtoni, si

Ildi Pajtoni u përfshi në një aksident me motor në fshatin Harizaj, ku u përplas me një furgon me targa të Kosovës.

U përplas nga furgoni duke ecur me motor, humb jetën Ildi Pajtoni, si

Lajmi i rëndë u persoll nga vëllai i viktimës, Redi Pajtoni, i cili në një postim shkruan: “Ah zemra e vëllait pse më le vetëm”.

Në rrjetet sociale kanë reaguar edhe miqtë e Ildi Pajtonit për ikjen e tij të parakohshme nga jeta.

27-vjeçari, i cili punonte si administrator i kompanive të familjes, por dhe si drejtues i bizneseve të vogla që kishte hapur, mbylli sytë përgjithmonë më 15 korrik.

U përplas nga furgoni duke ecur me motor, humb jetën Ildi Pajtoni, si

Familja Pajtoni është ndër më të njohurat në Tiranë dhe Shqipëri, me angazhim të hershëm në biznesit e mermerit dhe aktivitetin tregtar të Qendrës Tregtare “Pajtoni”, në kilometrin e parë të rruges dytesore ne ane te autostradës Tiranë-Durrës.

Ne rrjetet sociale i riu publikonte vazhdimisht foto dhe video ku tregonte pasionin e tij per makinat dhe motorat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion