Aksidenti i shqiptarit Arnold Selishta në Itali në gara shpejtësie? Arrestohet 23-vjecari

Aktualitet

Aksidenti i shqiptarit Arnold Selishta në Itali në gara

Arrestohet me akuzën e vrasjes rrugore, 23-vjeçari që drejtonte një BMW i përfshirë në aksidentin e tmerrshëm në Limbiate (Monza), ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar Arnold Selishta. 

I riu me origjinë shqiptare është përmbysur disa herë me fuoristradën me të cilën udhëtonte, derisa makina ka marrë flakë. Një 18-vjeçar që ndodhej me të ka mbetur i plagosur. Policia po heton hipotezen e një gare me shpejtësi marramendëse mes dy makinave.

Aksidenti ka ndodhur përgjatë rrugës Monza-Saronno ndersa 22-vjeçari është nxjerrë i gjallë nga zjarrfikësit, por në gjendje shumë të rëndë. Ai vdiq menjëherë pas në spitalin San Gerardo në Monza. 

Hetuesit nuk përjashtojnë që dy makinat të ishin përfshirë në një  garë shpejtësie, për shkak se i riu që drejtonte fuoristradën humbi kontrollin në një rrethrrotullim, citon lajmifundit.al. Karabinierët e çuan në kazermën në Limbiate 23-vjeçarin që drejtonte BMW-në dhe që do të largohej pas përplasjes. Ai natën e kaloi në burg nderkohe celularët e djemve po analizohen dhe pritet ekspertiza per pranine e alkoolit apo drogave në gjak.

Kamerat e vëzhgimit tregojne dy grupe të rinjsh, të cilët para aksidentit kishin qenë në një klub në Nova Milanese. Pastaj erdhi gara e makinave në Monza-Saronno, një rruge e drejtë prej disa kilometrash, ku dy drejtuesit e mjeteve do të fillonin sfidën e shpejtësisë. 

Me të mbërritur në një rrethrrotullim të madh, pranë Limbiate, drejtuesi i Range Rover-it megjithatë goditi rrethrrotullimin mu në mes, i cili veproi si trampolinë, duke e  projektuar SUV-në në ajër, më pas u perplas në asfalt disa herë përpara se të përplasej në parmak mbrojtës.

Një dinamikë e ngjashme me atë që shihet në një video amerikane të postuar disa vite më parë në Facebook nga Arnold Selishta i cili  kishte pasion makinat e shpejta. 

Ndihma e shpejte mbërriti në pak minuta, e perbere nga ambulanca dhe zjarrfikëse. 18-vjeçari dhe 23-vjeçari i dyshuar për drejtimin e automjetit tjeter kanë arritur të dalin vetë nga makinat. 

I pari u dërgua në spitalin Niguarda në Milano, ndërsa i dyti nuk pranoi të transportohej ne urgjence, shkruan lajmifundit.al. Arnold Selishta është nxjerrë nga rrënojat nga zjarrfikësit. Për të, nxitimi për në spitalin e Monzas ishte i kotë. Ai vdiq pak pasi hyri në Departamentin e Emergjencave të San Gerardo.

ME TE LEXUARAT