Panik në Shëngjin, shpëtohet 40-vjeçarja nga Kosova

Aktualitet

Panik në Shëngjin, shpëtohet 40-vjeçarja nga Kosova

Një tjetër pushuese rrezikoi të mbytet në Shëngjin, por per fat te mire eshte shpetuar.

Mesohet se një pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit.

40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.

Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq, pjesa më e madhe e kullave të vrojtimit janë bosh.

ME TE LEXUARAT