Aksident në Gramsh, plagosen babai dhe djali vetëm 15 vjec

Aktualitet

Aksident në Gramsh, plagosen babai dhe djali vetëm 15 vjec

Nje aksident ka ndodhur mbremjen e te dieles ne Gramsh.

Policia tha se dy persona, babe e bir mes tyre kane mbetur te plagosur nga ngjarja.

Aksidenti eshte regjistruar rreth orës 21:00, në unazën e qytetit, Gramsh.

Sipas policise, automjeti tip "Land Rover", që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.

Burimet bene me dije se si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi Artan Llapushi 47-vjec dhe djali i tij shtetasi Orgito Llapushi 15 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka njoftuar se 24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa policia po kryen hetimet për këtë rast në qytet ka pasur lëvizje të shtuara pasi kremtohej 79-vjetori i krijimit të qytetit.

ME TE LEXUARAT