Aksidenti i rëndë në Milot- Lezhë/ Ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Milot- Lezhë/ Ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorit që u përfshi në aksidentin e rëndë në Lezhë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, ku automjeti me drejtuese shtetasen me iniciale Xh. N. u përplasur me motomjetin që drejtohej nga 75-vjeçari me iniciale V. K., si edhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.


Si pasojë e aksidentit u dëmtua 75 vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa shoferja e makinës me iniciale Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Njoftimi i policisë:


Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT