Aksidenti i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Korçë, makina përplas

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurës, ndërsa ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e rëndë.

"Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit", njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT