Aksident tek Katër rrugët e Shijakut, humb jetën 26-vjecari, edhe një i plagosur

Nje i ri humbi jeten si pasoje e nje aksidenti ne Durres.
Ngjarja ka ndodhur mesnaten e djeshme ne zonen e Kater rrugeve te Shijakut.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


