Aksident në Tiranë, makina merr përpara motorin e policisë, plagosen dy efektivët

Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina merr përpara motorin e policisë,

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të hënë në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” në Tiranë. Sipas bluve një automjet me drejtues shtetasin P.U është përplasur me motomjetin e policisë me drejtues A.Ll. Mësohet se nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e policisë, inspektorët A.Ll dhe E.P, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll. Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion