Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete! Një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë

Aktualitet

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete! Një i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

Burime për mediat bëjnë të ditur se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit raportohet për një viktimë dhe tre të plagosur rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

ME TE LEXUARAT