Aksident në Milot-Morinë, makina përplaset me 3 automjete të tjera, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerë

Aktualitet

Aksident në Milot-Morinë, makina përplaset me 3 automjete të

Një 32-vjeçar që ishte në timonin e makinës së tij dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, mbetën të plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur në zonën e Lezhës.

Ngjarja u shënua në autostradën Milot-Morinë, ku i riu informohet se është përplasur me 3 automjete të tjera.

Përveç dëmeve materiale ka pasur edhe tre persona të tjerë, që sipas policisë, janë jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të autostradës Milot-Morinë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. P., 32 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me tri automjete. Si pasojë janë dëmtuar 32-vjeçari dhe 2 pasagjerë në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shkaqet e aksidentit dhe rrethanat pritet të zbulohen nga hetimet e mëtejshme bashkë me Prokurorinë dhe ekspertimi auto-teknik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion