Aksident në Tiranë, shoferi përplas me makinë 38-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Aktualitet

Aksident në Tiranë, shoferi përplas me makinë

Një aksident është regjistruar në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. B., 38 vjeç.

Pas aksidentit, automjeti është larguar nga vendngjarja. Shtetasi A. B., 38 vjeç, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion