E rëndë në Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari përfundon në spital

Aktualitet

E rëndë në Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 janarit në fshatin Ostren, Bulqizë, ku një 58-vjeçar ka plagosur me mjet prerës thikë djalin e tij.

Rreth orës 23:00, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës së tij, ka goditur me thikë djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes. Autor i dyshuar u arrestua në vendngjarje dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) që përdori.

Shtetasi i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion