EMRAT/ Zbulimi i “shtëpisë së barit” në Lezhë, gjykata cakton masat e sigurisë për babë e bir dhe punonjësin e OSHEE

Aktualitet

EMRAT/ Zbulimi i “shtëpisë së barit” në

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për babë e bir që u arrestuan tre ditë më parë në Lezhë, pasi kultivonin lëndë narkotike brenda një godine tre katëshe. Për punonjësin e OSHEE, i arrestuar si bashkëpunëtor, gjykata vendosi masë më të butë sigurie duke e lënë në arrest shtëpiak.

Në burg mbeten babë e bir, Arben Gjergji, 57 vjeç dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç, ndërsa Gjon Doda, 59 vjeç, me detyrë punonjës i OSHEE-së është në arrest shtëpie.

Policia zbuloi ambientin ku kultivohej droga në aksin Lezhë-Milot. Në objektin të katësh, që babë e bir kishin marrë me qira, kishin përshtatur 4 ambiente për kultivimin e kanabisit. Nën hetim u vunë edhe 4 punonjës të tjerë të OSHEE për shpërdorim detyre.

Policia bëri të mundur sekuestrimin e 8.8 kg kanabisi të tharë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë. U sekuestruan gjithashtu edhe 5 armë zjarri, 2 prej të cilave sportive, 1 automjet dhe 4 celularë.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë konstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin përshtatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.”, thuhej në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion