Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin! Një i plagosur

Aktualitet

Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin!

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare. Sipas burimeve të policisë së Vlorës një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, me iniciale L.K., 52-vjeç.

"Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi R. J., 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 52 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, njofton policia.

Autoambulanca ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

ME TE LEXUARAT