Aksident në ish-sheshin Shqiponja/ Dy makina përplasen, njëri futet me të kuqe

Aktualitet

Aksident në ish-sheshin Shqiponja/ Dy makina përplasen, njëri

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele te ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në një nga kryqëzimet më të frekuentuara të zonës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një manovër e gabuar e njërit prej mjeteve, i cili ka hyrë në kryqëzim duke shkelur semaforin.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik te kalimtarët.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm për disa minuta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe normalizimin e qarkullimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion