Aksident në Fier-Vlorë/ Mjeti përfundon jashtë rruge, plagosen 3 persona

Aktualitet

Aksident në Fier-Vlorë/ Mjeti përfundon jashtë rruge,

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë.

Mësohet se i lënduar ka mbetur shoferi 61-vjeç dhe dy pasagjerët që udhëtonin në automjetin "Volkswagen".

"Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, shtetasi P. K., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë larguar nga spitali.

Vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT