Aksident në Fier, shoferi i motorit përplaset me këmbësorin, të dy në spital

Aktualitet

Aksident në Fier, shoferi i motorit përplaset me këmbësorin,

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë, në vendin e quajtur Boçovë në Fier.

Motori është përplasur me një këmbësor, i cili ka marrë lëndime në trup ndërkohë që si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit.

Të dy janë  transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit njeri prej te plagosurve në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dy të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion