Aksident në Fier, drejtuesi i dehur përfundon në kanal
Lajmifundit
/
22 Prill 2024, 22:22
Aktualitet
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” në Fier.
Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në ujërat e tij në gjendje të dehur.
Drejtuesi i mjetit u nxorr nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.