Emocione të forta për Eglën, merr mesazhet prekëse nga nëna dhe vëllai i saj! Banorja shpërthen në lot

Showbiz

Emocione të forta për Eglën, merr mesazhet prekëse nga

Egla Ceno përjetoi emocione të forta sot në Big Brother VIP, pasi nëna dhe vëllai i saj, e surprizuan me dy mesazhe emocionuese, me atë të “Big Love”. 

Banorja nuk mundi t’i mbaj dot lotët, duke mos lexuar dot me zë, por u ndihmua nga Juli. Të dy ata i uruan fitore, ndërsa i shprehën mbështetjen e plotë. Vëllai i saj e ka cilësuar si privilegj të kesh motër Eglën, ku i siguron asaj se do të jetë mburoja e tij përherë.

“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”, shkruan në mesazh nëna e Eglës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shëndet. Hajt se kemi të tjera, po hë. As kemi as mbarojnë”, i përgjigjet ajo.

“Egla të kesh një motër si ti është privilegj! Kurrë s’më zhgënjeve pavarësisht vështirësive e stërkëmbshave që të kanë vendosur. Unë e di se ti lufton e vetme, por mos harro, unë do të jem mburoja jote duke qenë përherë aty për ty. Të dua pafund, je krenaria ime, Miri“, shkruan vëllai i Eglës.

 

 

ME TE LEXUARAT