Aksident në Elbasan, makina përfundon në përroin e Zaranikës
Lajmifundit
/
8 Prill 2026, 11:12
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan këtë të mërkurë, ku një makinë ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.