Aksident në Dimal, plagosen dy të mitur! Dërgohen me urgjencë në spital

Aktualitet

Aksident në Dimal, plagosen dy të mitur! Dërgohen me

Një aksident ka ndodhur sot,rreth orën 15:00 në Dimal, në zonën e quajtur Parku i qytetit. Shtetasi M.M,i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip Mercedes Benz, është përplasur me mjetin tip Golf,ku udhëtonte shtetasi L.T së bashku me dy fëmjijët e tij.

Si pasojë e përplasjes,dy fëmijët 12 dhe 8 vjeç kanë marr lëndime të lehta dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ata kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhen në spital,jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë kryen kqyrjen e vendit të aksidentit dhe veprimet hetimore në vendngjarje,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit si dhe kanë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen drejtuesin e mjetit tip Mercedes Benz,shtetasin M.M.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion