Brukseli hapi grupkapitullin e fundit të negociatave, Rama: Shqipëria nuk ndalet!

Politikë

Brukseli hapi grupkapitullin e fundit të negociatave, Rama: Shqipëria

“Shqipëria nuk ndalet”, me këto fjalë ka reaguar kryeministri Edi Rama pas vendimit të ambasadorëve të 27 vendeve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për grupkapitullin e pestë me Shqipërinë, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin.

Rama konfirmoi se presidenca daneze e BE-së ka marrë autorizimin të ftojë Shqipërinë për të paraqitur pozicionin e saj negociues lidhur me kapitujt e fundit.

“Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian,

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni’.”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion