Aksident në Berat, makina përplas 37-vjeçaren, autori largohet nga vendngjarja!

Aktualitet

Aksident në Berat, makina përplas 37-vjeçaren, autori largohet

Një aksident rrugor ka ndodhur në Berat, në rrugën "Antipatrea", në lagjen '30 Vjetori'. Mësojet se një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren, E. D., 37 vjeçe. 

Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçarja ka marrë plagë dhe është transportuar menjëherë në spital. Ende nuk dihet gjendja e të resë.

Policia po punon për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të aksidentit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT