Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplaset me traktorin!

Një aksident ka ndodhur në Fier- Seman, në rrugën "Hoxharë e vjetër", ku janë përfshirë një autoveturë dhe një karrocë që tërhiqej me kafshë.
Dyshohet se mjeti nuk e ka parë mjetin bujqësor pasi nuk ka ndriçim kjo pjesë e rrugës.
"Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier-Seman, në Hoxharë, automjeti me drejtues shtetasin E. Ll., 34 vjeç, banues në Darzezë, është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi Q. Xh., 56 vjeç, banues në Dërmënas. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.
Sipas informacioneve paraprake, janë dëmtuar dy persona dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.


