Aksident me vdekje në Cërrik, 75-vjeçari përplaset nga makina
Lajmifundit
/
5 Janar 2025, 12:35
Aktualitet

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


