Përplasen makinat në Korçë-Bilisht, ndërron jetë gruaja, plagoset një tjetër

Aksident në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak. Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, dyshohet për një viktimë.
Aksidenti sapo ka ndodhur, policia drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëri – tjetrin.
Sipas të njëjtave burime thuhet se në aksident është përfshirë nje mjet me targa greke që udhetonte ne drejtim te Bilishtit me nje mjet tjetër që udhëtonte në drejtim të Korçës.
Dyshohet se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një grua. Ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja, por policia ndodhet në vendngjarje.
Një person i plagosur është dërguar drejt spitalit të Korçës.


