Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Aktualitet

Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara

Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti që shkaktoi një oficer i Policisë .

Viktima Kostulla Harito, 71 vjeçe, sapo ka dalë nga autobusi është përplasur nga automjeti i drejtuar nga oficeri i policisë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP, ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë kolegun e tyre.

Policia Rrugore po punon në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me pasojë. 

NJOFTIMI : Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavije", në Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT