PS nxjerr kandidatin surprizë për bashkinë e Matit

Politikë

PS nxjerr kandidatin surprizë për bashkinë e Matit

Asambleja e Partisë Socialiste në Mat ka propozuar si kandidat për kryetar bashkie Altin Bojnin.

Emri pritet të miratohet në mbledhjen e Kryesisë së PS-së.

Bojni është financier në profesion dhe aktualisht ka pozicionin e kryetarit të Këshillit Bashkiak dhe drejtorit të NJVKSH Mat (Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor).

Ai ka qenë drejtor i filialit të Postës Mat, filial që mbulon edhe degët Dibër, Bulqizë e Klos. Po ashtu ka pasur detyrën e drejtorit të Burgut në Burrel.

Kujtojmë se kjo bashki mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen nga posti, sepse u zgjodh deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Më 9 nëntor të këtij viti, në zgjedhje të parakohshme do të shkojnë edhe pesë bashki të tjera, përfshirë edhe Tiranën.

Vlora, Berati, Tepelena dhe Cërriku janë po ashtu në pritje të një kryetari të ri.

ME TE LEXUARAT