Aksident i rëndë në vendin e punës, humb jetën 54-vjeçarja në Tiranë

Aktualitet

Aksident i rëndë në vendin e punës, humb jetën

Një 54-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës. Policia ka arrestuar 56-vjeçarin R.S, punononjës i firmës ku u aksidentua 54-vjeçarja.

“U arrestua R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike.

Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion