Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur e katër të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur e

Korce - Një aksident rrugor, ku u përfshinë dy mjete, ndodhi këtë mbrëmje në fshatin Belorta në Korçë.

Një person humbi jetën dhe pesë tjerë mbetën të plagosur. Viktima u identifikua si Elvis Mizaku nga fshati Tërovë, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në spitalin e Korçës.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Hyundai” dhe një tjetër tip “Volkswagen”.

Përplasja ka qenë e fortë, aq sa një nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës, e shkatërruar tërësisht.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet menjehere per ngjarjen.

Burimet thane se rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M.

Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit jane transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion