Qëlloi me armë automjetin e ish-deputetit Armando Prenga gjatë numërimit të votave, arrestohet autori

Aktualitet

Qëlloi me armë automjetin e ish-deputetit Armando Prenga gjatë

Autori i shpallur në kërkim, pasi qëlloi me armë zjarri ish-deputetin socialist, Armando Prenga, pas një incidenti gjatë numërimit të votave në maj të vitit të kaluar, u arrestua nga policia këtë fundjavë.

Burimet thane se 30-vjeçari Fatbardh Ismaili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës, që caktoi për të masën “arrest me burg për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Në 17 maj 2023, në Fushë Kuqe, Ismaili qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar nga Prenga.

Ngjarja ndodhi dy ditë pas një incidenti gjatë numërimit të votave në zgjedhjet lokale 2023, ku Prenga u përfshi në një debat me babanë e 30-vjeçarit.

Përplasja mes tyre ndërpreu për disa orë procesin e numërimit të votave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion