Aksident i 3-fishtë në aksin Lushnjë – Fier, rradhë kilometrike në autostradë
Lajmifundit
/
31 Dhjetor 2024, 14:08
Aktualitet

Një aksident i trefishtë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Fier.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’, ku 3 automjete u përplasën njëri pas tjetrit. Nga ky aksident ka vetëm dëme materiale, ndërsa radha e automjeteve në autostradë është kilometrike.
Policia Rrugore po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


