U përplas nga makina në Malësi të Madhe, ndërron jetë në spital 47-vjeçari

Aktualitet

U përplas nga makina në Malësi të Madhe, ndërron

Ka ndërruar jetë 47-vjeçari i cili u përfshi në një aksident rrugor mesditën e së hënës në fshatin Alijaj të Shkodrës. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se fatkeqësisht 47-vjeçari me ininciale A.Rr nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme në fshatin Alijaj ku 47-vjeçari i cili ishte duke qarkulluar me motomjetin e tij u përplas nga një automjet i cili drejtohej nga një 60-vjeçar.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

“Në lidhje me informacionin e dhënë mesditën e djeshme, për një aksident në fshatin Alijaj, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 60 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi motomjetin me drejtues shtetasin A. Rr., 47 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT