1600 viktima nga tërmeti Mianmar, OKB paralajmëron për mungesë pajisjesh mjekësore, kërkimet vazhdojnë

Aktualitet

1600 viktima nga tërmeti Mianmar, OKB paralajmëron për

OKB-ja ka paralajmëruar se mungesa e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon reagimin ndaj një tërmeti vdekjeprurës që goditi Mianmarin të premten, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po vazhdon.

Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që ka prekur edhe vendet fqinje, përfshirë Tajlandën.

Në Bangkok, një trup i 12-të është gjetur të shtunën në mbrëmje nga vendi i një ndërtese të shembur dhe në Mandalay, Mianmar, një grua është gjetur e gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 30 orë.


Në Mianmarin e shkatërruar nga lufta, Qeveria e Unitetit Kombëtar- e cila është në mërgim për shkak të juntës ushtarake, ka njoftuar  një “pauzë dy-javore në operacionet ushtarake sulmuese” në zonat e prekura nga tërmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion