1.2 milionë për ti nxjerrë burrin nga burgu, arrestohet avokati i rremë në Elbasan
Nje person u arrestua me akuzen se ka mashtruar nje qytetare duke i premtuar nxjerrjen e burrit nga burgu ne cilesine e avokatit.
1.2 milionë lekë ka qenë dëmi i një qytetareje të mashtruar nga Mendo Kame, 54 vjeç i cili shtirej se ushtronte profesionin e avokatit në qytetin e Elbasanit.
Me premtimin se i përfaqësonte bashkëshortin e saj i cili është i burgosur në burgun e Drenovës, Mendo Kume ka zhvatur qytetaren në Elbasan duke i marrë shifrën e parave e më pas është arrestuar nga blutë e Elbasanit.
Vetë qytetarja pre e mashtrimit e ka kallëzuar në polici, ku pas hetimeve 3 mujore të kryera 54-vjeçari ka rënë në pranga.
Shkak per denoncimin duket se eshte bere fakti se "avokati" nuk po mbante premtimin qe i kishte dhene qytetares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.