Rama në skandalin rus të FBI-së, reagon Damian Gjiknuri: Si ato filmat triller që...

Politikë

Rama në skandalin rus të FBI-së, reagon Damian Gjiknuri: Si ato

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri shprehet se është koha që drejtësia të bëjë drejtësi për ngjarjen e 21 janarit ku 4 protestues mbetën të vrarë në demonstratës së dhunshme të thirrur nga PS-ja në atë kohë në opozitë.

Ndërsa lidhur me skandalin e arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së i cili mendohet se ka përfituar para nga një oligark rus, por që në dosjen amerikane është pëfshirë dhe kryeministri Edi rama i cili e ka pohuar se e ka mik Charles McGonigal.

“Takimet në fjalë nuk faktojnë krimet e kryera nga zyrtarët shqiptarë”, tha Gjiknuri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjiknuri tha se akuzat ndaj Ramës “janë nga ato filma triller që vetëm në mendjen e Sali Berishës ekzistojnë”.

Damian Gjiknuri:

Problemi ka të bëjë me sa drejt e ka zbatuar detyrën një zytrar shumë i lartë amerikan dhe s’ka lidhje me kontaktet episodet që ka me qytetarë shqiptarë.

Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin shqiptar që paska takuar një zyrtar të lartë të FBI ku cdo zyrtar i lartë do e takonte kur të të vinte të kërkonte kontakt.

Ky lajm ka rëndësi për Amerikën se është cenuar autoriteti i një organi shumë të lartë s’ka lidhje me Shqipërinë. Mos i bëjmë historitë qesharake si i bën Berisha, që një person na lëvizka gjithë zinxhirin e lidhjeve të cështjes Muzin.

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar. Nga ky i fundit sipas dosjes amerikane McGonigal ka përfituar një shumë prej 225 mijë eurosh.

ME TE LEXUARAT