E RËNDË/ 30-vjeçari hidhet nga kati i dytë i pallatit dhe ndërron jetë, familjarët: Ai kishte...

Aktualitet

E RËNDË/ 30-vjeçari hidhet nga kati i dytë i pallatit dhe

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Poliçan ditën e sotme, pasi një 30-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.

I riu raportohet se ka ndërruar jetë në autoambulancë teksa po transportohej për në Spitalin Rajonal Berat, për shkak se plagët që kishte marrë ishin të rënda.

Sipas familjarëve, viktima vuante prej disa kohësh nga depresioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT