"100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës", kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë, dëme të mëdha në bagëti

Aktualitet

"100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës",

Situata në Vaun e Dejës është shumë e rëndë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në të gjitha njësitë administrative., në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli tha se 100 shtëpi kanë prezencë uji, ndërsa dëmet më të mëdha janë në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve.

“Situata është mjaft e rëndë. Përmbytjet kanë filluar në të gjithë njësitë administrative. Përroi i glinës ka dalë nga shtrati dhe po bën përmbytje në të gjithë qytetin e Vaut të Dejës. 100 shtëpi kanë prezencë uji. dëmet janë shumë të mëdha në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve, por shpresojmë mos të rrezikojmë jetën e njerëzve se situata është shumë e rëndë”.

Problemi më i madh sipas tij paraqitet nga përroi i Glinës, ndërkohë që apeloi se nevojiten kosha me gurë, prita malore dhe asfaltim të rrugëve.

“I gjithë stafi i bashkisë së Vaut të Dejës është në terren e përkrah njerëzve dhe besoj që çdo gjë do shkojë mirë në evakuim, por shpresoj të mos kemi evakuim.

Përroi i glinës ka 5 vite që aplikojmë dhe nuk e kemi fituar. Nuk di arsyen përse, por shumë problem i madh se me fondet e bashkisë është i pamundur realizimi i këtij projekti.

Kemi nevojë për kosha me gurë, prita malore e asfaltim të rrugëve për të forcuar si tip dige për të mos e lëmë që të thyhet se po ta shohim ka thyer rrugën dhe ka hyrë në banesa uji”- u shpreh kryebashkiaku Kristian Shkreli.   

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion