Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos! Arrestohet shqiptari 52-vjeçar në Itali

Aktualitet

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano

Trafikonte drogë me logon e yllit portugez të futbollit, Krisatiano Ronaldo, arrestohet shqiptari i dyshuar në Itali.

Sasi të konsiderueshme hashashi iu gjetën në shtëpi 52-vjeçarit, teksa u vu re se pakot e dozave mbanin imazhin e futbollistit të njohur, për ta bërë edhe më të shitur në treg.

Operacioni është kryer nga policia e Pratos, si pjesë e hetimit të koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik, e kryesuar nga Luca Tescaroli.

Dhe autori i dyshuar është një shqiptar 52-vjeçar që ndodhej në masën e dënimit me kusht. Ai duhej të flinte në burg nga ora 22:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit, por ishte i lirë të largohej gjatë ditës. Gjatë kohës së tij të lirë, në vend që të integrohej në shoqëri, vendosi të rifillonte aktivitetin e tij të trafikimit të drogës.

Por ai u ndoq dhe përfundimisht u kap nga policia në një shtëpi në San Giusto, në Via dei Gerani, ku gjetën 15 kilogramë hashash: tetëmbëdhjetë blloqe ishin në dy kuti këpucësh në dollap, gjashtëmbëdhjetë blloqe dhe pako të tjera ishin në dhomën e gjumit dhe një fragment hashashi u gjet në një vazo në kuzhinë, informon media italiane.

Një 22-vjeçar rumun ishte bashkë me të. Të dy u arrestuan në flagrancë dhe Zyra e Prokurorit kërkoi paraburgim, masë që u vendos edhe nga gjykata.

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion