Atentat në Tiranë, vritet në Xhamllik Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, autorët djegin makinën

Aktualitet

Atentat në Tiranë, vritet në Xhamllik Klaudio Prendi, djali i

Tirana eshte tronditur nga nje tjeter krim. Ekzekutohet në mes të Tiranës, i riu Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

I riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 të 20 nëntorit. 

Prendi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë. 

Atentat në Tiranë, vritet në Xhamllik Klaudio Prendi, djali i

Në zonën e Farkës, pas ngjarjes se rende, është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. 

Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në quytetin e Pukës.

Ai është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi vetingu. 

Prendi u qëllua me breshëri plumbash sapo kishte dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 të 20 nëntorit.

Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar sapo Prendi ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, e cila është mbushur plotë me vrima plumbash.

Ngjarja e ndodhur em 6 maj 2023

Te shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Pukë.

Një 26 vjeçar është shpallur në kërkim pasi është identifikuar si autor i të shtënave me armë në mesnatë në Pukë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:20 në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz.

Klaudio Prendi banues në Tiranë ka qëlluar disa herë në ajër, duke lëvizur me makinë.

26 vjeçari është shpallur në kërkim së bashku me automjetin e tij.

Policia per ngjarjen me autor djalin e ish gjyqtarit:

“Pukë/ Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijion puna intensive për kajen e 26-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion