Vrasje, grabitje dhe drogë, dalin emrat e 10 shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli

Aktualitet

Vrasje, grabitje dhe drogë, dalin emrat e 10 shqiptarëve më

Publikohet lista e Interpol e shpallur së fundmi me 10 shqiptarëve më të kërkuar. Veprat penale për te cilat kërkohen shqiptaret janë vrasje, grabitje e trafik lendesh narkotike.

Vetëm dy nga 10 shqiptarët e listës së Interpol kërkohen nga drejtësia në Shqipëri. Mes tyre janë dhe dy persona të kërkuar nga drejtësia amerikane si të dyshuar për vrasje.

Lista kryesohet nga Bedri Noka, 40-vjeçari nga Novoseja e Vlorës. Ai kërkohet nga Belgjika, për shkak se dyshohet si anëtar I një organizate kriminale që trafikonte sasi

-Andi Kuka, 31-vjeç është një tjetër I kërkuar nga Belgjika, për përfshirje në grup kriminal, trafikim I lëndëve narktoike dhe pastrim parash.

– Ndërkohë nga Greqia, kërkohet Taulant Memo. 38-vjeçari akuzohet nga shteti grek, për armë mbajtje pa leje, por edhe për një dëm ekonomik prej 10 milion eurosh për shkatërrimin e një sipërfaqeje të madhe pyjore.

-Po për llogari të Greqisë, kërkohet edhe Ergest Memo, I afërmi I Taulant Memos.

-I pesti nga më të kërkuarit në listën e Interpol, renditet, 56-vjeçari Aleks Burreli. Ai kërkohet nga Qipro, si I dyshuar, organizim krimesh, armëmbajtje pa leje, përdorim eksplozivi, vrasje me paramendim, tentativë vrasje në disa raste, si dhe për vjedhje e zjarrvënie.

-Për llogari të Shqipërisë, Interpol kërkon Romeo Rustemajn. 35-vjeçari I dënuar në Shqipëri, u arratis nga burgu në vitin 2013, ndërsa që prej atij viti, vijon të jetë në kërkim.

– Gazment Nebiu, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë gjatë periudhës 1997-2000, është një tjetër I kërkuar me njoftim të kuq, nga Interpol. Ai dyshohet si pjesë e një organizate kriminale, që ka kryer dhjetra ngjarje të rënda.

– Interpol për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkon, 37-vjeçarin Ervis Mecollarin, si të dyshuar për vrasje. Interpol thotë se fotot e tij janë të vjetra dhe mund të ketë pësuar ndryshime në fytyrë për shkak të operacioneve në hundë.

– Një tjetër shqiptar I kërkuar nga Interpol, rezulton të jetë, 51-vjeçari Spartak Sageri, I cili dyshohet per vrasja ndaj dy ose më shumë personave dhe organizate kriminale.

-Dhjeteshen e më të kërkuarëve e mbyll, 44-vjeçari Artan Sulstarova. Ai kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulstarova me orgijinë nga Pogradeci, dyshohet për vrasje me paramendim në dy raste, dhe armë mbajtje pa leje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion