U dënua për falsifikim të dokumenteve, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim
Lajmifundit
/
6 April 2021, 08:32
Aktualitet

Krimi ekonomik Financiar ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Elvis Shira, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve. Policia bën me dije se 31-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 9 muaj burg.
“Nga specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar u ndalua shtetasi Elvis Shira., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, njofton policia.


