Aksident në Lezhë-Milot, përplasen dy automjete, plag'osen dy persona

Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot, përplasen dy automjete, plag'osen
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona që ndodheshin në automjete kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërsa shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në përplasjen e mjeteve.

Policia Rrugore shkoi në vendngjarje pak minuta pas aksidentit dhe nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion