A do e japë dorëheqjen Kryeinspektori i Përgjithshëm i Shqipërisë…? / Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Sula, ka dhënë një intervistë me gazetaren Jetona Koçibelli në “Breaking” në Top News.
Ndër të tjera, ai foli për situatën aktuale në vend, për protestat dhe urdhrin e kryeministrit Rama për dorëheqjet e fundit.
Gazetarja: Ju a do e jepnit dorëheqjen?
Sula: Si qytetar, si prind dhe si nëpunës i shtetit, shpreh keqardhjen për të gjithë situatën që ndodhet vendi ynë, duke pasur parasysh dhe lëndimet dhe problematikat gjatë protestave. Nuk është normale që të lëndohen protestuesit apo të lëndohen policët që janë në krye të detyrës.
Gazetarja: Mbi 130 drejtues të administratës publike iu është kërkuar dorëheqja. Nëse iu kërkojnë dorëheqjen, çfarë do bëni?
Sula: Unë kam 7 muaj në detyrë, i emëruar si Kryeinspektori i Republikës së Shqipërisë, është një detyrë shumë, jashtëzakonisht e vështirë. Kam gjetur problematika mjaft të mëdha dhe bashkë me stafin tim të ngushtë, në sajë të mbështetjes së Kryeministrit, kam pasur dhe rezultate konkrete. Përmirësimin e sistemit, jemi duke u përgatitur për kamerat inteligjente në trup për çdo inspektor, në pikat doganore inspektimi online. A e kemi arritur gjithçka? Jo. A ka problematika brenda institucionit tim, që janë 2100 inspektorë? Pa diskutim që ka shumë probleme.
Kryesorja është që integriteti im moral si drejtues i institucionit, e them personalisht drejtpërdrejt shikuesit që nuk ka shans që një biznesmen apo një person të më korruptojë mua për emërime, masa disiplinore etj. Kam ndërhyrje edhe nga të djathtët e të majtët. Unë kam pasur një mbështetje të fortë nga ana e Kryeministrit.
Gazetarja: Pra, nuk do jepni dorëheqje, se keni treguar integritet personal dhe profesional.
Sula: Do t’ju tregoj sa parimor ka qenë Kryeministri në raport me problematikat e institucionit që drejtoj.
Data 12 gusht, komunikimi me Edi Ramën. Po mirë mo vëlla, ata që nuk janë çunat e askujt, si do bëhet me ata? Ti çuni i kujt je, për shembull, se unë të njoh ty, baba jot shumë i nderuar nuk është arsyeja që ti u bëre ky që je, apo jo? Tani si i bëhet me këta, çuni i këtij, çuni i atij? Mos i dëgjo këta fare, më dëgjo mua, o burrë, vër atë që është më i sakti…


