8 muaj nga ‘Vendoret’/ KQZ letër partive: Të bëjmë votim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha

Aktualitet

8 muaj nga ‘Vendoret’/ KQZ letër partive: Të

KQZ ka nisur konsultimet me partitë politike, teksa në një shkresë të firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u kërkon partive politike të shprehin qëndrimin e tyre.

Sipas dokumentit, KQZ po vlerëson aspektet teknike, logjistike dhe administrative të shtrirjes së sistemit elektronik. Institucioni vlerëson se aplikimi në 3 ose 4 bashki të mëdh,a do të përbënte një qasje të arsyeshme dhe proporcionale.

“Çdo vendimmarrje për zgjerimin e këtij procesi duhet të mbështetet në një qëndrim të qartë dhe të konsoliduar të partive politike”, thuhet në shkresën e KQZ-së.

Partive u kërkohet që, përpara se të japin qëndrimin zyrtar, të caktojnë përfaqësues për një takim konsultues në KQZ më 9 tetor 2026, në orën 11:30.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion