Projektligji i ri/ Shteti “shtrëngon” kontrollin, rregulla të reja për materialet e ndërtimit në Shqipëri

Aktualitet

Projektligji i ri/ Shteti “shtrëngon” kontrollin, rregulla

Materialet e ndërtimit që hyjnë në Shqipëri dhe që përdoren masivisht në sektor, do të kalojnë një filtër më të fortë kontrolli. 

Projektligji i hedhur për konsultim publik “Për tregtimin e produkteve të ndërtimit”,  synon vendosjen e një sistemi kombëtar të unifikuar për vlerësimin, verifikimin dhe deklarimin e performancës dhe konformitetit të produkteve të ndërtimit, të ndërthurur me kërkesat e BE-së dhe të përshtatur me statusin e Shqipërisë si vend para-anëtarësimi.

Krijimin dhe funksionalizimin e strukturave përgjegjëse, përfshirë organet e miratuara, organin shqiptar të vlerësimit teknik dhe strukturat e mbikëqyrjes së tregut.

Projektligji synon gjithashtu rritjen e sigurisë në punimet e ndërtimit, duke vendosur standarde të qarta teknike për produktet me ndikim në cilësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e veprave ndërtimore.

Ndërsa objektiv është mbrojtja e konkurrueshmërisë së prodhuesve shqiptarë, duke u garantuar atyre kushte të barabarta me operatorët e BE-së dhe periudha tranzitore të arsyeshme për përshtatje.

Po ashtu synohet ndërtimi gradual i kapaciteteve institucionale dhe teknike, përfshirë sistemet elektronike të informacionit, në përputhje me transformimin digjital të parashikuar nga CPR 2024.

Sigurimin e një kuadri të qartë tranzitor, i cili lejon bashkëjetesën e instrumenteve të trashëguara nga CPR 305/2011 me kërkesat e reja të CPR 2024 deri më 9 janar 2040, duke reflektuar dispozitat e vetë rregullores së BE-së si dhe përgatitja e autoriteteve shqiptare për zbatimin e drejtpërdrejtë të CPR 2024 në ditën e anëtarësimit, duke shmangur konfliktet normative, boshllëqet administrative dhe pasigurinë e operatorëve ekonomikë.

Qëllimi kryesor i këtij projektligji është të garantojë që produktet e ndërtimit të vendosura në tregun shqiptar të jenë të sigurta; të kenë performancë të vërtetuar dhe të dokumentuar;  të jenë të gjurmueshme dhe transparente; të jenë të kontrolluara dhe të mbikëqyrura nga autoritete kompetente; të jenë të përputhshme me kërkesat teknike të BE-së; të mund të përdoren dhe të certifikohen sipas standardeve evropiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion