Zbulohet fotoja, kjo është 26-vjeçarja që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren nga Vora
Një ngjarje e rëndë u zbulua para pak ditësh në Vorë, ku 26-vjeçarja nga Gramshi e quajtur Anxhela Shuli abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur.
Ajo akuzohet se ka mashtruar 15-vjeçaren nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale duke i bërë presion psikologjik.
Ora News ka publikuar disa biseda që janë zhvilluar mes tyre në rrjetet sociale.
“Unë të dua ty, unë do të vras veten nëse ti nuk pranon, të kalosh natën me mua…” – është një nga mesazhet e mbërritur në telefonin e të miturës. E mitura ka deklaruar në polici se janë njohur fillimisht në “Whatsapp”.
Anxhela Shuli
Ajo tha:
Rreth muajit Shtator, jam bërë pjesë e një grupi në rrjetin social “Whats App”, ku më ka ftuar një shok i imi.
Kam qënë një ditë në këtë grup dhe më pas kam dalë, pasi kishte persona të panjohur…pasi dola nga grupi, kam marë disa mesazhe private në aplikacion me një vajzë që ishte pjesë e grupit dhe që quhej Anxhela Shuli.
Ndërkohë pas disa bidsedave telefonike, e mitura ka pranuar të takojë Anxhelën në muajin shtator në një nga lokalet e kryeqytetit.
Takimet kanë vijuar më pas dhe dy herë të tjera, ku 26-vjeçarja i ka bërë presion psikologjik se nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të, do të vriste veten