"Komisari i hekurt" Edmond Koseni shoqërohet në polici, i bllokohet makina e blinduar

Aktualitet
"Komisari i hekurt" Edmond Koseni shoqërohet në polici, i

Ish-Drejtorit të Policisë në Elbasan, Edmond Koseni, i konsideruar edhe si komisari i hekurt i Elbasanit u ndalua nga forcat e rendit dhe iu sekuestrua makina e blinduar.

Sekuestrimi ndodhi pasditen e kësaj të marte, ndërsa vetë Koseni, pasi u shoqërua në komisariat per realizimin e procedirave, u la i lirë. Edmond Koseni nuk është një emër i panjohur per publikun ne Shqiperi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997 per shkak se ne kete zone prania e tij nuk lejoi shpërthimin e depoe te armëve. Gjithashtu, arrestoi emra të njohur të botës së krimit si Nehat Kulla.

Koseni u pezullua nga detyra për një periudhë të gjatë sepse u akuzua se dhunonte personat që ndalonte në momentin e shoqërimit në komisariat.

Gjte karrires se tij Koseni eshte akuzuar edhe per tejkalim kompetencash dhe tejkalim te perdorimit te dhunes.

ME TE LEXUARAT